Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombëtarja U-21, miqësore me Bullgarinë në “Elbasan Arena”

Përveç sfidave zyrtare të Kombëtares A ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe dhe miqësoreve të U-19, U-17 dhe U-15, në muajin qershor do të ketë edhe një ndeshje miqësore për Kombëtaren U-21. Departamenti i Komunikimit në Federatën e Futbollit bën me dije se është konfirmuar tashmë miqësorja Shqipëri U-21 – Bullgari U-21, që do të luhet më 20 qershor, në stadiumin “Elbasan Arena, duke nisur nga ora 18:30.

Një miqësore shumë e vlefshme për ekipin e Shpresave, që drejtohet nga trajneri shqiptar Alban Bushi. Në grumbullimin e këtij muaji dhe me miqësoren ndaj Bullgarisë, tekniku kuqezi dhe stafi i ekipit ‘Shpresa’ kanë mundësinë të shohin në aksion grupin që kanë në dispozicion, por edhe lojtarë të rinj që vijnë nga ekipet e tjera të moshave e që mund të jenë pjesë e Kombëtares U-21 në fushatën eliminatore të Europianit 2025 që nis në muajin shtator.

Lexo edhe:

Kuqezinjtë do të grumbullohen javën e ardhshme në Elbasan, ku do të zhvillojnë edhe përgatitjet për miqësoren ndaj Bullgarisë. Trajneri Bushi do të zbardhë listën me futbollistët e thirrur më 8 qershor në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në një konferencë për media, teksa pritet që pjesë e këtij grumbullimi të jenë lojtarë që luajnë brenda dhe jashtë vendit.

Në muajin mars, Kombëtarja U-21 zhvilloi dy sfida miqësore ndaj Polonisë e Azerbajxhanit në Turqi, me stfin kuqezi që kishte mundësinë të provonte futbollistët e rinj që pritet të jenë edhe baza e ekipit U-21 në eliminatoret e Europianit 2025. Shqipëria është shortuar në grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...