Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombëtarja U17/ Kuqezinjtë e Shkëmbit mbyllin përgatitjet, gati për Slloveninë

Shqipëria U17 zhvilloi paraditen e sotme në Udine të Italisë seancën e fundit stërvitore, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Sllovenisë U17.

Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se grupi është në gjendje të mirë. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në sfidën miqësore.

Nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi skuadra u stërvit për rreth një orë. Seanca e fundit nuk pati shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë stërvitjen në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.

Takimi miqësor i Shqipërisë U17 ndaj Sllovenisë U17, do të luhet nesër (e enjte), duke nisur prej orës 11:00, në Ajdovscina, Slloveni.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...