Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kombëtarja U19 e femrave mposht Bosnjen

Paraqitje e shkëlqyer e kombëtares shqiptare të 19-vjecarëve në miqësoren e parë ndaj Bosnje Hercegovinës. Në qëndrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, vajzat e drejtuara nga trajneri Nevil Dede triumfuan me rezultatin 2-0 falë një dygolëshi të sulmueses kryesore të skuadrës Uendi Muja. Por përvec rezultatit trajneri Dede në këtë miqësore të parë ndaj Bosnje Hercegovinës mori sinjale të mira, nga futbollistet, në vigjilie të eliminatoreve të muajit Tetor për Europianin e vitit 2018-të që do të zhvillohet në Zvicër. Shqipëria e nisi sfidën me këtë formacion. Në portë Mullai, në mbrojtje Jova, Kasa, Zyba dhe Morina, në mesfushë u aktivizuan Doko, Levenaj, Bejleri dhe Begallo, ndërsa sulmi përbëhej nga dyshja Muja-Zarka.  Pjesa e parë foli më shumë për Bosnje Hercegovinën që goditi një herë shtyllën dhe 1 herë traversën. Megjithatë në pjesën e dytë vajzat kuqezi e rritën shumë nivelin e lojës së tyre duke krijuar disa raste të pastra për shënim. Në minutën e 66-të Uendi Muja arriti më në fund të zhbllokonte shifrat për ti dhënë avantazhin Shqipërisë. Por sulmuesesja e Vllaznisë nuk u mjaftua me kaq sepse në minutën e 75-të realizoi një gol fantastik me një goditje standarte për ti dhënë epërsinë e dyfishtë skuadrës së Nevil Dedes dhe për të udhëhequr, Shqipërinë drejt fitores. Në datën 31 Gusht, Shqipëria e 19-vjecareve të femrave do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës, sfida këto që do ti shërbejnë trajnerit Dede për ta përgatitur skuadrën për sfidat kualifikuese ndaj Spanjës, Azerbajxhanit dhe Ukrainës në grupin 4.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Futboll

Riyad Mahrez ishte një nga lojtarët që braktisi Europën për Arabinë Saudite. Në verën e vitit 2023, sulmuesi u largua nga Manchester City dhe...