Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kombëtarja vijon përgatitjet në “Selman Stërmasi”

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë, edhe këtë të martë me seancën e dytë stërvitore në “Selman Stërmasi”. Trajneri Christian Panucci në stërvitjen e radhës ka patur në dispozicion edhe Migjen Bashën që është bashkuar me grupin pas impenjimit të hënën në fitoren 3-0 të skuasdrës së tij Barit kundër Cesenës ku Basha me shiritin e kapitenit luajti gjithë ndeshjen. Natyrisht pas këtij impenjimi për mesfushorin është programuar një stërvitje e diferencuar me program të reduktuar. I vetmi që ka munguar në seancën e radhës ka qenë Jahmir Hyka, mungesë e kushtëzuar nga distanca e largët gjeografike pas udhëtimit nga SHBA, me futbollistin kryeqytetas që do të jetë i gatshëm për seancat e radhës.

Ajo e paradites ka qenë e vetmja seancë përgatitore për këtë të martë, ndërkohë që programi i Panuccit më pas vijon me nga dy seanca në ditë. Trajneri ka preferuar që në programin e detajuar për këtë stërvitje të zhvillojë edhe një mini lojë brenda grupit, ndërkohë që formacioni për Lihtenshtejnin nis të kristalizohet më konkretisht nga e mërkura. Pozitiv është fakti se këtë herë trajneri i ka të gjithë futbollistët e grumbulluar në gjendje të mirë fizike, me asnjë nga lojtarët që nuk vuan probleme dëmtimesh, ndërkohë që edhe pse jemi vetëm në fillim të kampionateve shumica e lojtarëve që janë thirrur vijnë me minuta në këmbëtë e tyre pasi janë aktivizuar në ndeshjet e para të Ligave përkatëse apo në kualifikueset e kompeticioneve europiane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...