Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kombinimi Roshi-Balaj në “FanZone”, nga goli në Portugali te karantina në Austri

Bekim Balaj e Odise Roshi sërish bashkë. Në fakt, jo në të njëjtën skuadër, por në të njëjtën shtëpi, në Austri. Shkodrani mirëpret mikun e tij, për ta kaluar pak më bukur këtë periudhë të vështirë karantinimi.

“Roshi vjen tek unë pa pyetur”, – tregon Balaj, sulmues i Sturm Grazit në Austri. – “Ndihem mirë këtu, pasi kam luajtur rregullisht që në ffillim. Duke luajtur në vazhdimësi, je më pranë golit”.

Largimi i Balajt nga Akhmat Grozny-t, sikurse tregon Roshi, nuk u prit mirë nga pjes tjetër e ekipit: “Ekipi ka çaluar në sulm me ikjen e Bekimit. Edhe çunat flisnin, pse iku. Ndoshta ka bërë lëvizjen e duhur, pasi është i lumtur këtu. Unë në Austri? Pse jo. I kam parë ndeshjet e tyre, por ën futboll duhet pak fatt”. Më tej ndërhyn Balajn: “Është stërvitur me fanellën e Sturmit”.

Kur flet për lidhjen Balaj-Roshi, pashmëngshmërisht të vjen në kujtesë ai gol fantastik në Portgulali, që i hapi rrugë kualifikimit të Shqipërisë në Europian.

“Kur po rishihnim ndeshjen para disa ditësh, fola me Bekimin: e mban mend që të thashë që do jesh njeriu i ndeshjes? Pjesën e parë kishte raste, në të dytën shënoi një gol legjendar kundër Portugalisë,” – shprehet Roshi.

Më i bukur ekzekutimi apo asistimi? “Ekzekutimi ishte gjëja më e mirë”, – përgjigjet Roshi, ndërkohë që Balaj i kthen asistin: “Pa një kros të mirë, nuk do ishte ai ekzekutim”.

Gjatë emisionit “Fan Zone”, në Supersport, dy kuqezinjtë komentuan edhe kampionatin shqiptar: “Tirana është e distancuar dhe është pretendente për titull. Në Shkodër themi se nuk ka më mirë se në shtëpinë tënde. Më mirë se te Vllaznia nuk do ishte askund tjetër. Do të doja t’i ndihmoja, jo për të mbyllur karrierën”, shprehet Balaj, ndërkohë Roshi theksoi se Tirana është favorite për titull. Në fund deklaroi se do të donte të luante në të ardhmen me një nga skuadrat e kryeqytetit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...