Në Çmimin e Madh të Monzas, Max Verstappen regjistroi suksesin e 10-të radhazi, një arritje e cila nuk ishte prekur nga asnjë pilot në historinë e Formula 1. Por, ky rekord i holandezit nuk i bëri përshtypje shefit të Mercedes, Toto Wolf i cili theksoi se RedBulli i Verstappen nuk ka rivalë dhe se kjo arritje nuk përbën ndonjë lajm, thjesht sa do të arkivohet në histori pa bujë.
Por, dy herë Kampioni i Botës i kthen menjëherë kundërpëgjigjen gjermanit të Mercedes, duke theksuar se Wolff duhet të mendojë vetëm për skuderinë e tij.
Lexoni edhe:
- “Shqipëria në Europian? Nuk është rastësi”, flet shefi i departamentit të skautëve: Ja si zgjidhen lojtarët
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Jam tifoz i Interit”, Asllanin e nderojnë me çmimin e talenteve: Kënaqësi e madhe!
- Pesë ndryshimet e Shqipërisë në pesë ndeshjet e Sylvinhos si kuqezi
“Mercedesi pati një garë m… në Monza, mbase Wolff vazhdon të jetë i zhgënjyer nga ajo performancë. Me gjithë këto komente për RedBull-in më ndonjëherë më duket sikur ai punon këtu me ne, por fatmirësisht kjo nuk është e vërtetë. Secili duhet të merret me skuderinë e tij, kur dikush bën mirë atëherë duhet vlerësuar, siç ne vlerësonim Hamilton në të kaluarën”, u shpreh Verstappen.
