Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Kompanitë e basteve, Kukësi dhe Shkëndija favoritë, pak shanse për Dritën

Kukësi dhe Shkëndija janë dy skuadrat shqiptare që shikohen të si të favorizuara nga kompanitë e basteve për të kaluar raundin e parë në Champions League. Me një 1,5 kuotohet fitorja e Shkëndijës në ndeshjen e vajtjes që do të zhvillohet këtë të martë në Shkup ndaj skuadrës uellsiane The Neë Stations ndërsa akoma edhe më i ulët është kualifikimi i kuqezinjëve tetovarë vetëm 1,16. Edhe Kukësi ka mundësi të shkëlqyera për ta kaluar këtë raund. Me 1,53 kuotohet fitorja e Kukësit në ndeshjen e parë që do ta luajë të mërkurën ndaj kampiones së Maltës, Valleta në Loro Boriçi. Më i ulët është kualifikimi i verilindorëve që kuotohet vetëm me 1,2 nga Bet365. Pak shanse ndërkohë ka Drita për ta kaluar raundin e parë në Champions League. Suksesi i skuadrës gjilanase në sfidën e parë ndaj kampiones së Suedisë Malmo që do të zhvillohet këtë të martë në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës kuotohet me koeficientin 8, ndërsa kualifikimi për më tej i kampiones së Kosovës kuotohet me 6,5, pasi tashmë Drita do të ketë përballë një kundërshtar dukshëm superior që synon fazën e grupeve.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...