Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kompany jep miratimin, Bayerni rikthehet në garë për mesfushorin portugez

Kompany jep miratimin, Bayerni rikthehet në garë për mesfushorin portugez

Pas vendimit për t’i besuar stolin belgut Vincent Kompany, Bayerni i Mynihut ka përqendruar vëmendjen te merkatoja, teksa në krye të listës është rikthyer sërish emri i portugezit Joao Palhinha.

Ky i fundit ishte vetëm një hap larg transferimit te bavarezët në verën e kaluar, por gjithçka dështoi në momente e fundit për mungesë kohe në përgatitjet e dokumentacionit përkatës.

Megjithatë tashmë klubi gjerman është rikthyer sërish fuqishëm në garë për Palhinhën dhe ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për londinezët e Fulham, që kanë edhe kartonin e mesfushorit.

Lexo edhe:

Futbollisti 28-vjeçar ka mbyllur një tjetër sezon mjaft pozitiv në Premier League, ku ka luajtur një total prej 39 ndeshjesh në të gjithë kompeticionet dhe ka gjetur edhe katër herë rrugën e rrjetës.

Kompany ka dhënë miratimin e tij dhe gjasat janë që bavarezët të sjellin portugezin brenda javëve të para të korrikut në Mynih, për ta vënë në dispozicion të trajnerit belg për përgatitjet për sezonin e ri.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...