Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Kompeticion i dështakëve”, Mourinho “thumbon” keq Taren: Ai është problemi i Lazios!

Në Olimpico, Roma vuajti jo pak ndaj Ludogorets për të marrë biletën e raundit pasardhës të Europa League. Verdhekuqtë e mbyllën pjesën e parë në disavantazhin e një goli, ndërsa në të dytën, u desh ndërhyrja e trajnerit Jose Mourinho që aktivizoi Nicolo Zaniolon për të ndryshuar krejtësisht panoramën.

Fantazisti ishte i papërmbajtshëm duke fituar dy penallti të shndërruara më pas në gol nga Pellegrini, teksa në fund, Zaniolo vulosi triumfin me golin e tretë. Në entuziazmin e kualifikimit, tekniku Jose Mourinho nuk ngurroi të thumbonte edhe rivalët e qytetit, Lazio.

Bardhekaltërit u eliminuan nga Europa League dhe do të vijojnë aventurën europiane në Conference League, një kompeticion i cili së fundmi është quajtur si “Kompeticioni i Dështakëve” nga ana e drejtorit të Lazios, Igli Tare. Kështu, Mourinho theksoi se nisur nga fjalët e drejtorit shqiptar, ndoshta Lazio nuk ka për synim t’i shkojë deri në fund Conference League.

“Për mua Lazio është favorite në Conference League, por ndoshta problemi i tyre është Zoti Tare. Ai nuk kërkon ta fitojë Conference League, e ka quajtur si kompeticioni i dështakëve”, theksoi Mourinho.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...