Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Kompletohet Botërori, ja skuadra që merr biletën e fundit për në Katar

Costa Rica është skuadra e 32-të dhe e fundit që siguron “biletën” për Kupën e Botës Katar 2022, pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj Zelandës së Re.

Një ndeshje që u mbizotërua nga Zelanda e Re, por fati ishte nga ana e Costa Rica-s. Takimi u zhbllokua në minutën e 3’, me Campbell që pas një asisti nga ana e Bennette do ta dërgonte topin në rrjetë.

Më pas në minutën e 39’ Zelanda e Re do të kërkonte barazimin me Chris Wood, por goli i tij u anulua nga VAR, pasi kishte shkaktuar faull.

Në fraksionin e dytë situata do të vështirësohej akoma më shumë për ekipin nga Zelanda e Re, i cili në minutën e 67’ mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Barbarouses mori karton të kuq.

Kështu Costa Rica siguron vendin e saj në Katar 2022, ku do t’ju bashkohet Spanjës, Gjermanisë dhe Japonisë në Grupin E.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...