Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Komplikohet rinovimi i Bennacer me Milanin, ja çfarë i ndan palët

Milani po has më shumë vështirësi se pritej, për të rinovuar me mesfushorin algjerian Ismail Bennacer, i cili në tre vitet e fundit është shndërruar në një nga pikat më të forta të kuqezinjve.

Palët mbajtën një tjetër raund bisedimesh gjatë ditës së djeshme, megjithatë siç raportojnë mediat italiane, kërkesa dhe oferta janë ende larg njëra-tjetrës.

Maldini ka treguar gatishmërinë të çojë pagën e mesfushorit deri në 3.5 milionë euro në sezon, por kjo shifër është cilësuar e ulët nga përfaqësuesit e Bennacer, i cili ka oferta më të mira nga Premier League, ku disa klube i kanë ofruar deri në 5 milionë euro në sezon.

Pretendimet e algjerianit janë për një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, që mund të shkojë deri në 5 bashkë me bonuset, ndërsa Milani ofron vetëm 3.5 në total, përfshi edhe bonuset lehtësisht të arritshme.

Në muajin e ardhshëm pritet të ketë një tjetër takim mes palëve, për të negociuar sërish kushtet, me Milanin që do të përfitojë nga ndërprerja e kampionatit, për të bindur mesfushorin të firmosë kontratën e re.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...