Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Komplikohet rinovimi me Ibrën, Raiola kërkon më shumë nga sa ofron Milani

Pas Stefano Piolit, Milani po punon edhe për rinovimin e kontratës së sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, por negociatat me menaxherin Mino Raiola nuk janë asnjëherë të lehta dhe për momentin gjithçka ka mbetur pezull.

Kjo pasi klubi i Milanit i ka ofruar sulmuesit 39-vjeçar një kontratë një vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon, plus një milionë euro në formë bonusi, ndërsa nga ana tjetër Raiola këmbëngul për një pagë fikse prej 7.5 milionë eurosh.

Aktualisht bisedimet kanë mbetur pezull, por shumë shpejt kuqezinjtë dhe Raiola pritet të ulen sërish në tavolinë, ku përveç kontratës së re të Ibrës, do të duhet të flasin edhe për rinovimin e portierit Gianluigi Donnarumma.

Edhe këtij të fundit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe Milani do të provojë të rinovojë për të paktën edhe dy sezone të tjera, ose në të kundërt do të marrë në konsideratë ofertat për ta shitur menjëherë.

Për Donnarummën te Milani janë gati t’i ofrojnë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, për të rinovuar deri më 2023-shin, ndërsa Raiola kërkon edhe përfshirjen e një klauzole për prishjen e kontratës në këmbim të 40-50 milionë eurove.

Sa i përket merkatos në hyrje, kuqezinjtë janë duke ndjekur me vëmendje “tregun londinez”, pasi duan të transferojnë në Milano mesfushorin francez Tiemoue Bakayoko dhe mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë Serge Aouar.

I pari është pjesë e Chelseat dhe londinezët kërkojnë të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa të njëjtën shifër kërkon edhe Tottenham për të hequr dorë nga Aouar, por Milani nuk ka ndërmend të shkojë përtej 30 milionë eurove në total për të dy futbollistët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...