Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Komplimentet e Dani Alves, Guardiola: Unë preferoj seksin! (Video)

“Pep Guardiola është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar. Është edhe më i mirë se seksi! Do të doja shumë të stërvitesha sërish nga ai dhe stafi i tij”.

Ishin këto fjalët e mbrojtësit anësor brazilian, Dani Alves, që përshkroi në një mënyrë spektakolare afeksionin e tij për teknikun spanjoll, me të cilin korri shumë suksese, kur të dy ishin pjesë e Barcelonës.

Nuk ka munguar as reagimi i Guardiolës, i cili krijoi humor dhe të qeshura kur doli në një konferencë për shtyp dhe u përball me pyetjen për të komentuar deklaratat e mbrojtësit brazilian.

“Unë preferoj seksin. E them me bindje këtë”, deklaroi Guardiola, ndërsa më pas salla e konferencës u pushtua nga e qeshura dhe ilariteti. Më pas tekniku spanjoll pranoi se kishte pasur një bashkëpunim shumë të mirë me mbrojtësin brazilian, gjatë periudhës që ishin bashkë te Barcelona.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...