Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Komunikimet e Xavit me trajnerët e kombëtareve, Ancelotti: Mua më marrin në telefon, nuk i marr unë!

August 27, 2022, VALDEBEBAS, MADRID, SPAIN: Carlo Ancelotti, head coach of Real Madrid, attends his press conference, PK, Pressekonferenz after the training session of Real Madrid at Ciudad Deportiva Real Madrid on August 27, 2022 in Valdebebas, Madrid, Spain. VALDEBEBAS SPAIN - ZUMAa181 20220827_zaa_a181_049 Copyright: xOscarxJ.xBarrosox

Trajneri i Brazilit, Tite, ka rrëfyer se Xavi e ka telefonuar që të jetë i kujdesshëm me Raphinha-n, gjatë kohës që lojtari ndodhej te kombëtarja e tij. Trajneri i Barçës zbuloi se: “Unë jo vetëm që kam thirrur Tite, por edhe trajnerin francez dhe të gjithë trajnerët. I kemi dërguar një plan dhe jemi në kontakt me ta”.

Carlo Ancelotti është pyetur për këtë çështje, për telefonatat e Xavi ndaj trajnerëve, nëse e ka bërë edhe ai dhe nëse e ka konsideruar etike. Trajneri i Real Madridit ishte shumë i qartë me përgjigjen e tij.

“Unë nuk i telefonoj trajnerët, ata më thërrasin mua. Gjatë periudhës së përzgjedhjes nuk do t’i thërras trajnerët. Unë flas me ta paraprakisht për të raportuar statuset, por gjatë grumbullimit nuk flas”, tha Carlo Ancelotti. .

Trajneri i Real Madrid është pyetur edhe për El Clasicon e 16 tetorit në Bernabeu. “E kemi shumë larg El Clasicon. Ne po përgatitemi mirë për ndeshjen e nesërme, lojtarët janë mirë. Ne mendojmë për këtë. Nuk ka kohë të mendojmë për ndeshjet që kemi pas 15 ditëve. Duhet të mendojmë për Osasuna-n dhe të fitojmë. Dhe pastaj është Champions League.”-tha Ancelotti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...