Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konfirmohen edhe dy mungesa, Kryeziu dhe Voca të dëmtuar

Dy mungesa të rëndësishme te Kosova për gjysmëfinalen e Nations League (Liga D) ndaj Maqedonisë së Veriut, që do të zhvillohet më 8 tetor në Shkup. Trajneri i përfaqësueses dardane, Bernard Challandes, ka konfirmuar se Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca janë dëmtuar në klubet e tyre (Zyrih dhe Ankaragücü) dhe nuk do t’i bashkohen ekipit në grumbullim.

“Idriz Voca ka thyer hundën në Turqi dhe nuk do të jetë. Mund të konfirmoj edhe lëndimin e Hekuran Kryeziut, i cili të shtunën ka lënduar përsëri ligamentet”, – ka sqaruar Challandes.

Kujtojmë që kanë mbetur jashtë skuadrës Milot Rashica dhe Amir Rrahmani. Gjithsesi, për mbrojtësin e Napolit, i cili është në izolim për shkak të infektimit me Kornavirus të dy shokëve të tij të skuadrës, Zielinski dhe Elmas, ka ende shpresa se mund të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën shumë të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut. Challandes tha se vijojnë kontaktet me FIFA-n për Amir Rrahmanin dhe se priten lajme pozitive.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...