Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konfirmohet Botërori i surprizave, Japonia fitore historike ndaj Kolumbisë

 

Rusi “2018” konfirmohet skuadra e surprizave, sepse i tillë ishte edhe rezultati përfundimtar i përballjes mes Kolumbisë dhe Japonisë në Grupin H. Emra të tillë si Falcao, Cuadrado e James Rodriguez me shokë nuk arritën të merrnin qoftë një pikë përballë përfaqësueses aziatike, që diti të shfrytëzonte superioritetin numerik që nga minuta e 3-të, moment kur Sanchez u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali me dorë topin që po i drejtohej rrjetës, duke fituar në fund 1-2.

Shinji Kakawa i dha avantazhin fillestar Japonisë në minutën e 6-të nga pika e bardhë, por Kolumbia mundi të rikthente ekuilibrat në rezultat në minutën e 39-të, kur Juan Quintero ekzekutoi saktësisht një goditje dënimi që u kontrollua nga portieri Kawashima, por përtej vijës fatale.

Në pjesën e dytë trajneri i Kolumbisë Pekerman hodhi në fushë James Rodriguezin në vend të Quinteros, ndërsa në krahun tjetër Kagawa ia vendin një lojtari me shumë eksperiencë si Keisuke Honda.

Pikërisht pas një krosimi të ish-futbollistit të Milanit nga këndi, Yuya Osako devijoi topin me kokë drejt rrjetës për golin e 1-2. Kolumbia tentoi gjithçka në minutat e fundit për të shmangur humbjen, por japonezët, falë edhe superioritetit numerik morën një fitore historike, që ishte e para përballë një skuadre latino-amerikane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...