Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Konfirmohet dëmtimi i Lukakut, humbet Parmën dhe rrezikon Realin

Një lajm i keq për Antonio Conten dhe Interin. Romelu Lukaku iu nënshtrua rezonancës magnetike këtë mëngjes në institutin “Humanitas”, në Rozzano, pas një problemi që shfaqi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetskut.

“Ekzaminimet, – lexohet në deklaratën e klubit ziklatër, – treguan një tendosje të muskujve të kofshës së majtë. Situata e sulmuesit belg do të vlerësohet ditë pas dite.”

Një lajm i hidhur dhe i papritur, pasi golashënuesi më i mirë i Interit në këtë fillim sezoni do të mungojë ndaj Parmës në Serinë A dhe rrezikon edhe ndeshjen deçizive kundër Real Madridit në Champions League (takim përcaktues për renditjen e grupit). Në mendjen e Contes, megjithatë, ekzistonte ideja për ta ruajtur sulmuesin ndaj Parmës, me Pinamontin si zëvendësuesin e tij të mundshëm përkrah Lautaro Martinezit. Por Interi e humbet belgun, duke përjashtuar një mrekulli të mundshme, edhe për ndeshjen e së martës ndaj “Los Blancos”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...