Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Konfirmohet e ardhmja e Pochettinos, ja ku do jetë ajo

Që nga kjo vjeshtë, Mauricio Pochettino është përmendur për një kalim të mundshëm te Manchester United. Një opsion që vazhdon të duket më i arritshëm dhe padyshim që argjentinasi do të pritej me padurim nga “Djajtë e Kuq”.

Pavarësisht kontratës me Paris Saint-Germain, që zgjat deri në vitin 2023, Mauricio Pochettino nuk duket se do të qëndrojë edhe deri në fund në krye të stolit parisien. Një largim në fund të sezonit është paralajmëruar për argjentinasin, i cili mund të bëjë valixhet gati edhe para kësaj në rast eliminimi ndaj Real Madridit në Champions League.

Megjithatë, Pochettino mund të mos jetë pa një klub për një kohë të gjatë. Ish-trajneri i Tottenham vlerësohet shumë në Angli, veçanërisht me Manchester United, të cilët padyshim që e kanë bërë prioritetin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Këtë të enjte, shtypi anglez ka raportuar lajme të shumta në lidhje me të ardhmen e Pochettinos, duke bërë me dije se shumë shpejt ai do të jetë pjesë e United dhe këtë lajm iu referuar lojtarëve të “Djajve të Kuq”, emrat e të cilëve nuk bëhen publik.

Sipas tyre te United Mauricio Pochettino shihet si trajneri ideal për të marrë drejtimin sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...