Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Konfirmohet huazimi i Erjon Vucajt te Luftëtari

Mbyllet me “happy end” tratativa për të transferuar në Gjirokastër fantazistin shkodran, Erjon vucaj. Drejtuesit e klubit të Luftëtarit kanë arritur marrëveshjen për huazimin e mesfushorit për ndeshjet e Europës, duke i dhënë fund një telenovele që dukej se do të zgjaste, kjo për faktin që te Vllaznia ende janë në ajër. Dorëheqja e administratorit Astrit Gjyrezi ka sjellë një ngërç administrativ te Vllaznia, por, me sa duket, gjithçka është zgjidhur me ndërhyrjen e instancave më të larta drejtuese të klubeve respektive.

Në këtë mënyrë Vucaj pritet të jetë regjizori i lojës së bluzinjve, duke parë që dëmtimi ka penalizuar Eduart Rrocën, numrin 10 te formacioni gjirokastrit. Afrimi i shkodranit ishte projektuar pikërisht për këtë arsye, pasi mungesa e një fantazisti me peshë do të ishte një minus i madh për gjirokastritët, që nga sezoni i kaluar kanë humbur edhe Kristal Abazajn, një nga më të mirët në dy sezonet e fundit në Superiore.

Në listën e dorëzuar nga klubi për UEFA-n nuk ka surpriza, me konfirmimin e skuadrës që udhëtoi për fazën përgatitore në Slloveni. I vetmi dyshim ka qenë pikërisht 27-vjeçari nga Shkodra, i cili është në kontratë me Vllazninë, që në fundin e edicionit të kaluar ra në Kategorinë e Parë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...