Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Konfirmohet “krisja” e raportit, Messi përjashtoi nga darka e rikthimit Pique

Një nga transferimet më të bujshme në merkaton e verës së kaluar edhe pse me kosto zero, ishte kalimi i Lionel Messi te PSG. Prej problemeve financiare të Barcelonës, ylli argjentinas u detyrua t’i jepte lamtumirën klubin ku u formua teksa edhe një reduktim i rrogës nga ana e tij nuk mjaftoi për të qëndruar në Camp Nou.

Sakaq, reduktimin e pagës në atë moment për të ndihmuar në qëndrimin e Messit në Spanjë, e morën përsipër edhe Jordi Alba me Sergio Busquets. Mirëpo, ndryshe nga këta veteranë veproi Gerrard Pique. Spanjolli në fakt, vendosi ta reduktonte pagën vetëm pasi u largua nga Messi dhe ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak “pleshtit”.

Kështu, mes dy shokëve të ngushtë pati një “krisje” e cila në fakt është konkretizuar edhe kur Messi para disa ditëve u rikthye në Barcelona teksa konsumoi edhe një darkë me Albën dhe Busquets. Dhe, aty mungonte pikërisht Pique i cili nuk kishte marrë një ftesë nga ana e 34-vjeçarit, i cili beson se me një ulje të pagës nga mbrojtësi, mund të kishte më shumë shanse për të mbetur në Barcelonën.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...