Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Konfirmohet lajmi i SuperSport, Nexhipi zyrtarizohet në Turqi

Nderim Nexhipi mbylli aventurën me Ballkanin teksa drejtori sportiv do të nisë një nga aventurat më të rëndësishme në karrierë. Ashtu siç edhe informoi SuperSport, ish-futbollisti i Partizanit është emëruar pikërisht në rolin e drejtorit sportiv në klubin turk të Manisas. Këta të fundit janë pjesë e Ligës së Parë turke dhe nëpërmjet kontributit të Nexhipit, të cilit i duhet të gjejë elementët e duhur për të përforcuar skuadrën, do të tentojnë ngjitjen në elitën e turke.


Kujtojmë se Nexhipi ishte autor i një pune të shkëlqyer me Ballkanin duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi dy tituj kampion ndërsa po ashtu regjistroi edhe një tjetër rekord, pasi ekipi nga Suhareka u bë e para skuadër që mori pjesë në kompeticionet europiane duke u kualifikuar në Conference League.

Në fjalët e tij të para si drejtor i Manisës, Nexhipi theksoi se e ndjek futbollin turk prej vitesh dhe se objektivi i tij është të ndërtojë një skuadër që të luftojë për të fituar kampionatin.

Lexo edhe:

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Manisës, falenderoj presidentin dhe administratën e klubit për mundësinë e dhënë. Duam të ndërtojmë një skuadër që të fitojë kampionatin, e ndjek futbollin turk prej vitesh dhe jam këtu për disa arritje të reja në karrierë. Do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur që Manisa të luaj në Superligë. Unë kam fituar dy tituj kampionë me Ballkanin dhe u kualifikuam për në Conference League dhe dua ta vazhdoj këtë sukses duke ngjitur në maja edhe Manisën”, u shpreh Nexhipi.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...