Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Konflikti me utrasit e Napolit, presidentit De Laurentiis i vënë eskortë

Eskortë për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis. Masa është vendosur nga prefektura e kryeqendrës së Campanias pas tensioneve me një pjesë të ultrasve.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, në shtëpi kundër Milanit, tifozët heshtën në shenjë proteste ndaj çmimeve të biletave dhe për zbatimin e rreptë të masave për banderolat dhe flamujt që do të shpaloseshin në stadium.

“Ata nuk janë tifozë të vërtetë, ata janë kriminelë që lejohen të shkojnë në stadium – tha De Laurentiis, duke komentuar përplasjet në sektorin blu në “Maradona” gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Milanit.

– “Për sa kohë që miratohet një ligj si “Ligji Thatcher” në Itali, do t’i kemi gjithmonë këto probleme”.
Një grup prej rreth 700 ultrasish të Napolit nuk kënduan gjatë ndeshjes kundër kuqezinjve, duke kërcënuar ata që kishin tentuar ta bënin këtë, derisa ndodhi përplasja që bëri xhiron e botës.

Lexo edhe:

Nga ana e tij, presidenti i Napolit, i ofenduar për 90 minuta, shkoi te kuestori Alessandro Giuliani për të kërkuar pamjet nga kamerat brenda stadiumit.

De Laurentiis nuk e ka në mendje ndryshimin e rregullores së përdorimit të stadiumit që nuk u pëlqen ultrasve.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...