Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konsumoi shalqi të helmuar, humbet jetën ylli i MMA. Bashkëshortja në spital!

Ylli rus i MMA, Alexander Pisarev ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare. Një tragjedi teksa luftëtari, së bashku me bashkëshorten e tij u gjetën të pandërgjegjshëm në apartamentin e tyre nga babai i sportistit. Por, nëse bashkëshortja e Pisarev u shtrua në spital dhe është ende në një gjendje kritike, nga ana tjetër, 33-vjeçari nuk ia doli t’i mbijetonte ushqimit të helmuar dhe shkaku kryesor duket të ketë qenë një shalqi i kontaminuar në lëkurën e tij.

Babai i Pisarev theksoi se të gjithë kishin konsumuar të njëjtin ushqim pasi jetojnë së bashku megjithatë në fund ishte djali i tij që e pësoi. “U futa në apartament dhe Alexander së bashku me gruan e tij ishin duke fjetur. Por, kur u afrova, kuptova që djali im nuk merrte frymë. Kishte fraktura në gishta nga ndeshja e fundit, por asgjë serioze.

Ne konsumojmë të gjithë të njëjtin ushqim pasi jetojmë së bashku”, tha Igor, babai i luftëtarit të MMA. Në fakt, pjesëtarët e tjerë të familjes janë në një gjende optimale shëndetësore ndërsa autopsia do të zbardhë çdo hije dyshimi mbi vdekjen e 33-vjeçarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...