Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kontestimet e tifozëve, Donnarumma s’i përmban lotët

Gigi Donnarumma nuk i përmbajti dot lotët në takimin e Kupës së Italisë me Veronan, për shkak të qëndrimit të tifozëve rrëth zërave se menaxheri i tij, Mino Raiola, ka kërkuar rishikimim të kontratës, pasi pretendon për dhunë morale ndaj portierit 18-vjeçar. Në “San Siro” ultrasit kuqezi e vërshëllyen gjatë gjithë kohës dhe shpalosën një banderolë, ku shkruhej se u është sosur durimi dhe se Gigio më mirë të largohej, veprime që e prekën emocionioalisht portierin, të cilit i dolën në mbrojtje trajneri Gattuso dhe futbollistët kuqezi.

“Donnarumma është një djalë që ende nuk i ka mbushur 19 vite dhe unë dua ta falënderoj për profesionalizmin që ka shfaqur në stërvitje. Duket që nuk është i qetë nga këto kontestime. Më duhet ta marr në mbrojtje, sepse Gigio kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet,” – u shpreh Ringhio pas ndeshjes.

Kapiteni Bouncci tentoi ta ngushëllonte portierin, duke i hedhur duart në qafë, ndërsa ish-portieri Abiati, i cili mban pozicionin e menaxherit të klubit dheksoi se Donnarumma rinovoi kontratën vetëm pak muaj më parë, që do të thotë se do të qëndrojë gjatë në Milano. Reagoi me një postim në rrjetet sociale për këtë çështje edhe drejtori sportiv kuqezi, Mirabelli, sipas të cilit Donnarumma është një djalë i jashtëzakonshëm dhe se nuk ka kërkuar të largohet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...