Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Kontestimet e tifozëve në pistën e Monza, Verstappen: Po shijoj momentin, disa njerëz nuk vlerësojnë!

Pas triumfit në Çmimin e Madh të Italisë në pistën e Monza, Max Verstappen është shumë pranë titullit të dytë botëror dhe madje mund ta sigurojë që në garën e radhës nëse e mbyll në vendin e parë dhe Charles Leclerc del pa pikë.

Megjithatë, suksesi në shtëpinë e Ferrarit, nuk kaloi pa kontestime, sidomos të tifozëve të shumtë italianë duke qenë se gara u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë për shkak të një problemi në makinën e Ricciardos pak xhiro para fundit. Me distancat e shkurtuara pas futjes së makinës së sigurisë, tifozët e “kokëkuqjes” po përgatiteshin për sulmin e Leclerc ndaj Verstappen.

Gjithsesi, diçka e tillë nuk ndodhi pasi gara nuk rifilloi kurrë me ritme normale dhe holandezi e kaloi vijën e finishit me xhiro të ngadalësuara. Kështu, në momentin e ceremonisë nuk munguan vërshëllimat ndaj pilotit të RedBull që gjithsesi Verstappen duket se nuk i kanë bërë përshtypje. Piloti 24-vjeçar theksoi se ka nga ata tifozë të cilët janë disi ekstremë ndërsa shtoi se ai po shijon momentin e mirë pas pesë fitoreve radhazi.

“Kontestimet? Ndodhin, të gjithë mund të më vërshëllejnë por në fund të ditës unë jam në pistë për të provuar të fitojë dhe në fakt ia dola. Disa njerëz sigurisht nuk e vlerësojnë këtë sepse janë shumë të pasionuar për një skuadër tjetër, por nuk ka problem. Nuk do të më prishë aspak ditën, unë jam duke shijuar këtë fitore”, u shpreh Verstappen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...