Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kontrata 3-vjeçare, Vllaznia firmos me një portier dhe një sulmues

Dy përforcime të reja për Vllazninë. Klubi shkodran ka njoftuar afrimet e portierit Jurgen Mehidri nga Korabi. Dhe të sulmuesit Bujar Hajdari, 20-vjeçarit shtatlartë që ishte pjesë e Skopje.

Dy lojtarët kanë firmosur kontrata 3-vjeçare me Vllazninë. “Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj.

Lexo edhe:

Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen & Bujar!”, lexohet në postimin e kuqebluve në faqen zyrtare.

Skuadra e Migen Memellit vijon përgatitjet për duelet e raundit të parë në Conference League. Vllaznia do të sfidojë Linfield, skuadrën nga Irlanda e Veriut.

Takimi i parë do të zhvillohet në transfertë (13 korrik). Sfida e kthimit një javë më vonë në “Loro Boriçi”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...