Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kontrata e Messit skadon në mesnatë, Laporta: Me qetësi!

E ardhmja e Leo Messit vazhdon të mbajë në ankth tifozët “blaugrana” dhe pak orë para skadimit të kontratës së tij si lojtar i Barcelonës presidenti i Barcelonës, ​​Joan Laporta, shkoi si zakonisht në zyrat e klubit për të punuar.

Në momentin që ai arriti në ambientet e klubit, por e prisnin gazetarët në hyrje, duke qëndruar roje, për të mësuar ndonjë zhvillim të ri sa u përket bisedimeve për rinovimin e kontratës së “Pleshtit”

I pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim për faktin se mungon ende firma për zgjatjen e bashkëpunimit, Laporta u përgjigj shkurt: “Me qetësi”. Ai u kërkoi të pranishmëve të ishin të durueshëm dhe të presin njoftimin e shumëpritur.

Siç është shpjeguar nga “El Mundo Deportivo”, një gazetë shumë pranë klubit, nuk ka asnjë frikë në zyrat e “Camp Nou”, pasi Messi ka shfaqur gatishmërinë e plotë për të vazhduar të veshë fanellën e Barçë, megjithatë ekziston një lloj frike për faktin e thjeshtë që klubi nuk e zyrtarizoi marrëveshjen e para skadimit të kontratës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...