Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Kontrata e parë si profesionist, djali i Shevës firmos me klubin 142-vjeçar

Kristian Shevchenko, djali i legjendës së Milanit dhe kombëtaren ukrainase Andriy Shevchenko, ka firmosur kontratën e parë si profesionist.

16-vjeçari ka nënshkruar me Watfordin, klub që garon në divizionin e dytë të futbollit anglez (Championship).

Lexo edhe: 

Sulmuesi i talentuar, i cili ka lindur në Londër, ka qenë më parë pjesë e akademive të Chelsea dhe Tottenhamit.

Sheva festoi lindjen e djalit të tij Kristian duke shënuar gol pikërisht ndaj Watfordit (2006), ndërkohë që ishte pjesë e Chelsea. Një ditë pasi erdhi në jetë Kristiani i vogël.

Tifozët e skuadrës angleze shpresojnë që Sheva Jr t’i ngjajë sadopak babait të tij, fitues i Topit të Artë (2004) dhe një prej sulmuesve më të kompletuar e të frikshëm në histori.

Sheva duke festuar lindjen e djalit të tij me gol ndaj Watfordit…

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...