Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kontrata e re/ 78 milionë £ fitime, City “blindon” yllin e ekipit

Manchester City dhe Phil Foden kanë gjetur akordin në lidhje me rinovimin e kontratës. 22-vjeçari, i cili ka dalë nga akademia e kampionëve në fuqi të Anglisë, do të firmosë deri në vitin 2028.

Football Insider raporton se nga marrëveshja e re “xholi” i ekipit të Pep Guardiolës do të përfitojë 250 mijë paund në javë, duke u renditur përkrah lojtarëve më të paguar te “Cityzens”.

3 gola dhe 2 asiste numëron Foden në sezonin e ri, ndërkohë që nga kontrata e re do të përfitojë në total plot 78 milionë paund. Lojtari ofensiv është një ndër të preferuarit e tifozëve dhe Guardiolës.

Tani pritet vetëm firma e tij në kontratën e re. Klubi nga Manchesteri ka arritur marrëveshjen me agjentin e lojtarit anglez dhe zyrtarizimi i rinovimit është vetëm çështje kohe.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...