Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kontrata e re me Adidas, më shumë para për “merkaton” e Realit!

Reali i Madridi do të vazhdojë të vishet nga gjigandi gjerman i veshjeve sportive, firma “Adidas” edhe për 10 sezonet e ardhshme. Presidenti Florentino Perez ka arritur marrëveshjen me “Adidas” për të firmosur kontratën e re pasi siç raporton El Confidencial, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për termat e reja financiare që do të jenë dukshëm më të larta.

Kjo kontratë e re nënkupton që “Adidas” do të përdorë të njëjtën formulë si “Nike” me Barcelonën, duke i ndarë të ardhurat kryesore me një shumë fikse, ndërsa pjesën tjetër në forma të ndryshme. Kështu, Real Madridi do të marrë 120 milionë euro fikse në vit dhe 30 milionë euro të tjera sipas variablave të parashikuara, referuar një kontrate për 10 sezonet e ardhshme. Kontrata mes Real Madridit dhe “Adidas” do të bëhet publike në javët e ardhshme, në bazë të të cilës, përfitimet e “Los Blancos” do të shkojnë nga 52 milionë euro në më shumë se 100 milionë euro. Marrëveshja e re do të hyjë në fuqi në vitin 2020. Nga kontrata e re me “Adidas”, Los Blancos do të kenë më shumë para për të shpenzuar në merkato, ku gjatë kësaj vere priten goditje të mëdha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...