Një detaj mjaft interesant është bërë publik nga kontrata e klubit skocez të Patrick Thistle me sulmuesin Conor Sammon. Për çdo gol të sulmuesit, në ndeshjen në shtëpi, ai do të shpërblehet me një picë, që do t’i serviret nga ‘Pizza Exopress’ e qytetit.
Këtë fundjavë Sammon shënoi në takimin kundër Dundee-t dhe menjëherë mbërriti në dhomat e zhveshjes edhe pica e tij. Klubi skocez nuk ngurroi të publikojë foton e lojtarit me picën e sapombërritur dhe të tregojë akordin me Sammon.
Conor Sammon received his FREE pizza from @PizzaExpress after full time on Saturday.
Thistle season ticket holders can enjoy 25% off their meal when they produce their season card in Pizza Express Byres Road. pic.twitter.com/dHi51SP7JR
— Partick Thistle FC (@ThistleTweet) February 19, 2018