Mediet spanjolle raportojnë se Barcelona tashmë e ka mbyllur marrëveshjen me Ilkay Gundfogan. Turkogjermani mësohet se i ka përfunduar testet mjekësore në Gjermani e tashmë pritet të udhëtojë drejt Barcelonës.
Rezultatet e testeve mjekësore tani do t’i dërgohen klubit i cili duhet t’i analizojë përpara se të ndezë dritën jeshile për mbylljen e operacionit.
Lexo edhe:
- Shtatorin e presim të relaksuar dhe me një “as nën mëngë”, dy fitore radhazi mungonin prej vitit 2021
- VIDEO/ Perla e Asllanit, goli i mesfushorit kuqezi në garë me yllin e Arsenalit
- Hidhet shorti i Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët e raundit të parë
- Tirana kujdes! Batumi pa shumë emër, por në super formë/ Kanë “trajtuar” pak kohë edhe Kvaratskhelian!
- Partizan, Bate nuk është ajo e para, ja si ka “rënë”! Të kuqtë shanse reale për kualifikim!
Ndërkohë, AS zbulon disa detaje të kontratës: Gundogan ka firmosur për tre vjet. Megjithatë ka raportime të tjera që sugjerojnë se sezoni i tretë do të jetë opsional.
Gundogan do të ketë një klauzolë lirimi me vlerë 500 milionë euro.
Ashtu si verën e kaluar, me nënshkrimet e Robert Lewandowskit dhe Jules Kounde, Xavi besohet se ka luajtur një rol kyç për të bindur mesfushorin, që refuzoi zgjatjen e bashkëpunimit me Manchester City-n.
