La Liga

Kontratë e çuditshme/ Valencia lë golashënuesin në stol për të kursyer 5 mln euro

Ndonëse është golashënuesi më i mirë i Valencias, me 11 gola të shënuar dhe 6 asiste në 33 ndeshje, sulmuesi anësor Goncalo Guedes nuk po aktivizohet më titullar prej dy takimesh nga klubi i tij.

Shkak është bërë një klauzolë në kontratën e shitjes së tij, që detyron Valencian t’i paguajë PSG-së edhe 5 milionë euro shtesë, nëse portugezi kalon numrin e 30 ndeshjeve me të paktën 45 minuta në fushë, gjatë një sezoni.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, Guedes e ka plotësuar numrin 30 të ndeshjeve si titullar dhe tani e ka të sigurt vendin në pankinë, pasi klubi i Valencias nuk ka ndërmend të paguajë 5 milionë euro të tjera në arkat e PSG-së.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency