Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kontratë të përjetshme dhe blerje “big”, ja si do ta bindë Laporta Messin

Presidenti i ri i Barcelonës, ​​Joan Laporta, do të ketë shumë punë për të bërë në ditët e tij të para në detyrë dhe njëra nga angazhimet kryesore, siç e ka theksuar gjatë fushatës, do të jetë takimi me Lionel Messin për të biseduar për të ardhmen e tij. “Ylli” argjentinas është në ajër pas ngjarjeve të verës së kaluar, kur kërkoi largimin me anë të burofaxit të famshëm. “El Confidencial” informon këtë të enjte për planet që ka presidenti i ri për të bindur numrin 10 të Barçës që të nënshkruajë një kontratë të re.

Sipas informacionit të sipërpërmendur, Laporta mendon për një ulje rreth 30% të pagës në kontratën e re, të përjetshme, që duhet të firmosë Messi. Reduktimi i pagës, do të shërbejë, sipas medieve pranë klubit “blaugrana”, si një shembull për pjesën tjetër të lojtarëve, në një fazë kur duhet shtrënguar rripi për shkak të krizës financiare. Kontrata do të jetë e vlefshme edhe pasi Messi të tërhiqet nga futbolli, teksa do të ketë rol drejtuesi në klub.

Laporta i ka idetë e qarta dhe do ta ndërtonte projektin e së ardhmes rreth “Pleshtit”. Kjo është arsyeja pse presidenti i sapozgjedhur po planifikon një fushatë transferimesh që do të përmbushë pritmëritë e Messit dhe tifozëve. Emrat në tryezë janë Haaland, “ylli” i Borussias së Dortmundit, dhe Aguero, sulmuesi i Manchester City-t, të cilit gjithashtu i përfundon kontrata në verë.

Për momentin, nuk pritet asnjë vendim i shpejtë dhe zyrtar, megjithatë palët mund të përgatisin terrenin për një marrëveshje të madhe, që do të rikthente qetësinë dhe optimizmin në kampin “blaugrana”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...