Vetëm 97 minuta futboll dhe një asit për Lautaro Martinez në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Kaq ka qenë kontributi i kolumbianit Juan Cuadrado me fanellën e Interit këtë sezon, teksa 35-vjeçari vijon të qëndrojë në infermieri për shkak të një infeksioni në tendinë, që nuk e lejon të luajë.
I transferuar te Interi me parametra zero, por me shumë polemika për faktin që vinte nga një rival i urryer si Juventusi, mbrojtësi anësor kolumbian duket se nuk do t’ia dalë të rikuperohet as për sfidën ndaj bardhezinjve në Torino më 26 nëntor.
Lexo edhe:
- Dita e dytë e grumbullimit të Kombëtares/ Plotësohet i gjithë grupi, Asllani i gatshëm të punojë me ekipin
- Rikthehet “telenovela” e verës/ Pas akordit me Tudor, De Laurentiis takim me ish-trajnerin e Napolit
- Viti 2023 drejt fundit, ja sulmuesi që ka shënuar më shumë deri tani
- “Faleminderit që na shpëtove nga Garcia”, tifozët e Napolit përgëzojnë Berishën në postimin e Serisë A
Në kampin zikaltër askush nuk arrin të thotë me siguri se kur do të jetë gati Cuadrado, mungesa e të cilit ka filluar të peshojë jo pak, sidomos tani që Inzaghi do të duhet të bëjë për dy muaj edhe pa shërbimet e Benjamin Pavard.
Hipoteza e operacionit u eliminua në shtator, megjithatë zikaltrit kanë nisur të mendojnë edhe për një plan B, duke studiuar alternativat që ofron merkatoja për krahun e djathtë, pasi alternativat në dispozicion të Inzaghit janë të pakta.
