Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kontribut thelbësor në titujt e skuadrës, mesfushori shqiptar rinovon me skuadrën bjelloruse

12-11-2022 г. Минская область. Город Солигорск. Стадион "Строитель". Футбол. Чемпионат Беларуси. Тур 30. "Шахтер" - "Белшина" - 4:1. Спорт. Фото Александра Кулевского

Valon Ahmedi do të vijojë të jetë pjesë e organikës së Shakhtyor Soligorsk për të paktën edhe dy vite. Mesfushori me tipare ofensive është pjesë e bjellorusëve prej vitit 2021, ndërsa falë paraqitjeve në fushë, drejtuesit do t’i besojnë 28-vjeçarit deri në 2024-tën.

Konfirmimin për rinovimin e kontratës vjen nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, aty ku theksohet edhe fakti se Valon Ahmedi ka qenë nga ata lojtarët thelbësorë që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në sukseset e skuadrës si triumfi dy herë radhazi në kampionat, po ashtu edhe në një Superkupë të fituar.

Sa i takon statistikave të sezonit të fundit, Ahmedi është aktivizuar në 25 ndeshje të kampionatit bjellorus duke shënuar dy gola, por edhe duke regjistruar katër asiste. Kujtojmë se nga vera, pjesë e Soligorsk është edhe një tjetër futbollist shqiptar, Ardit Krymi me mesfushorin që u transferua në Bjellorusi nga skuadra e Vllaznisë.

Njoftimi i klubit bjellorus: 

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...