La Liga

Kontroll absolut në klub, kushtet që vuri Xavi për të marrë Barcelonën

Xavi Hernandez ishte shumë pranë Barcelonës pas shkarkimit të Valverdes, por në fund klubi “blaugrana” hoqi dorë prej prej tij për shkak të një serie kushtesh, që ai vendosi, për të marrë detyrën. Mediet në Spanjë kanë zbuluar se 40-vjeçari, ish-lojtar dhe aktualisht trajner i Al-Sadd, kërkoi më shume se ç’mund t’i plotësohej për t’u rikthyer në “Camp Nou”, kur janarin e kaluar Abidal u takua me të në Doha.

Kushti më i rëndësishëm, që me sa duket bëri që të tërhiqeshin drejtuesit, ishte marrja e detyrës vetëm në muajin qershor, pra pasi të kishte përfunduar sezoni. Ai gjithashtu dëshironte kontrollin maksimal të zonës sportive, përfshirë futbollin e moshave, si dhe kërkoi me ngulm që të kishte ne krah Carles Puyol.

Ish-mesfushori, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të stërvitur Barçën, nuk ka dashur ndërhyrje në punën e tij profesionale dhe ka pretenduar të ketë zërin dhe votën kryesore si në blerjet ashtu edhe në vlerësimet për dëmtimet, pra synonte planifikimin e gjithçkaje që lidhet me skuadrën e parë dhe La Masían. Ai nuk pranonte të kishte ndërhyrje nga bordi apo zona sportive.

Xavi kishte gjithashtu si kusht ndryshimet rrënjësorë në stafin mjekësor të Barçës, kthimin e Jordi Cruyff (djali i Johan Cruyffit), si dhe nënshkrimin me vëllain e tij Oscar. Qëllimi i tij ishte të kishte kontroll maksimal dhe të rrethohej nga njerëzit e tij më të afërt.

Këto pretendime nuk u pranuan nga Barcelona dhe kështu u vendos nënshkrimi me Quique Setién. Drejtuesit, pas shkarkimit të Valverdes, nuk donin të merrnin një trajner për vetëm gjysmë sezoni e më pas t’ia dorëzonin çelësat e klubit Xavit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency