Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kontroversi Adebayor: S’ma ndjen të bëj bamirësi, bëj e ha ç’të dua!

Si gjithmonë, kundër rrymës. Emmanuel Adebayor, futbollisti nga Togo, i cili ka qenë pjesë e skuadra të mëdha europiane Arsenal, Manchester City, Tottenham dhe Real Madridit, ka deklaruar i prerë se pavarësisht pandemisë së Koronavirusit që ka goditur vendin e tij, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lloj donacioni. Aktualisht pjesë e Club Olimpias në Paraguaj, 36-vjeçari as që do t’ia dijë për kritikat që mund t’i bëhet për këtë qëndrim.

“Nuk do të jap para për bamirësi, dua të jem shumë i qartë. Është shumë e thjeshtë, bëj atë që dua dhe ha atë që më dua. E di që ka persona që me kritikojnë që nuk kam dhuruar asnjë për kryeqytetin Lomé (Togo).”

Adebayor kritikohet ashpër në vendin e tij, pasi nuk po merr shembullin e futbollistëve të mëdhenj afrikanë, si Drogba dhe Eto’O, që kanë vendosur të mbështetin ekonomikisht vendet e tyre (Bregun e Fildishtë dhe Kamerunin). Sulmuesi, që së fundmi është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të tipit kung fu në një ndeshje të  fazës së grupeve në Libertadores, reagoi edhe për akuzat që ka qenë ai i cili e ka çuar virusin në kryeqytetin e Togos, që fatmirësisht deri tani nuk ka patur një numër të madh të infektuarish.

“Disa thonë se unë solla virusin në Lome. Është budallallëk i madh ta mendosh, por ky vend i tillë është. Jam krahasuar me Drogbanë dhe Eto’onë, por për fat të keq unë nuk jam si ata. Jam Emmanuel Sheyi Adebayor dhe do të bëj gjithmonë atë që dua.”

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...