Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Korabi e Tërbuni ngjiten përkohësisht në krye, Apolonia fiton derbin e Myzeqesë, Skënderbeu “e bën sefte”

Korabi triumfon me rezultatin 2-1 ndaj Turbinës dhe ngjitet përkohësisht në krye të  renditjes në Kategorinë e Parë, me 8 pikë, aq sa ka edhe Tërbuni i Pukës. Lala shënoi në pjesën e parë me Kokë për dibranët, ndërsa më pas në të 73-tën ishte ish-sulmuesi i Tiranës, Mario Beshiraj dyfishoi shifrat. Turbina rihapi takimin me Sotën në të 77-ën, por vetëm kaq, pasi u largua pa pikë nga transferta dibrane.

Gjen fitoren e parë sezonale edhe Skënderbeu, që triumfoi 1-2 me përmbysje në transfertën ndaj Luzit. Vendasit shënuan me Ferrajn në pjesën e parë, por korçarët u përgjigjën me Sumailia e Pusin, për të marrë fitoren e parë pikërisht në javën e katërt të Kategorisë së Parë.

Derbi i Myzeqesë shkon për Apoloninë, që triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Lushnjës, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt, ndërsa Tërbuni u largua me tre pikë nga Lezha, falë fitores 2-3, duke shkuar në vendin e parë me Korabin, të dyja me nga 8 pikë.

Më herët Flamurtari mposhti pa problem 2-0 Besën e Kavajës, falë golave të Juri me penallti dhe De Oliveira, të dy në pjesën e parë. Kjo është fitorja e dytë radhazi për vlonjatët, që ngjiten në kuotën e 7 pikëve.

 

Rezultatet e javës së katërt…

Renditja…

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...