Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Korabi prezanton trajnerin e ri dhe fillon përgatitjet

Skuarda e Korabit ka prezantuar pasditen e sotme trajnerin e ri dhe ka nisur përgatitjet në Pezë Helmes. Dibranët i kanë besuar stolin Dorian Bubeqit, që në pjesën e parë të sezonit drejtoi Erzenin e Shijakut dhe arriti rezultate të kënaqshme.

Krahas Bubeqit, drejtuesit e klubit dibran prezantuan edhe 2 mbrojtës të rinj, që do të mbrojnë ngjyrat e Korabit në pjesën e mbetur të sezonit. Bëhet fjalë për Elert Kallucin, që ashtu si trajneri vjen nga skuadra e Erzenit dhe Erand Hoxhën, që vjen nga Besa e Kavajës.

Menjëherë pas prezantimit zyrtar, trajneri i sapoemëruar Bubeqi nuk humbi kohë dhe drejtoi edhe stërvitjen e parë me skuadrën e Korabit. Dibranët e mbyllën pjesën e parë të sezonit në vendin e 3-të, pas Tiranës dhe Besëlidhjes, ndërsa pretendimet janë që të rikthehen sërish në Kategorinë Superiore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...