Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Korça proteston kundër UEFA-s, mijëra njerëz mbështesin Skënderbeun (Foto + Video)

Tifozët e Skënderbeut kanë organizuar një marshim në formë proteste, për të kundërshtuar pretencën për pezullimin 10-vjeçar të klubit korçar nga aktivitetet europiane.

Në protestë kanë marrë pjesë mijëra mbështetës të skuadrës korçare, qofshin nga qyteti i Korçës, apo edhe zonat përreth, të cilët kanë zgjedhur t’i bashkohen tubimit nën motot ‘Mos na vrisni ëndrrat’.

Raportohet se bëhet fjalë për rreth 35 mijë të pranishëm në protestë, ndërsa nuk mungojnë as shqiptarë të ardhur nga Maqedonia apo Greqia, enkas për t’iu bashkuar këtij tubimi.

Gjithashtu mësohet se të gjithë pjesëmarrësit po presin në radhë për të firmosur edhe peticionin që do t’i dërgohet UEFA-s, tekstin e të cilit e zbuloi më herët supersport.al.





Protesta e tifozëve korçarë, zbulohet teksti i peticionit

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...