Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kore për Abramovich në momentin e gabuar, Tuchel kritikon tifozët e Chelsea

Chelsea fitoi dje 0-4 përballë Burnley, sukses tepër i rëndësishëm për objektivin Champions League. Përpara fillimit të ndeshjes, njësoj si në gjithë ndeshjet e tjera të Premier League, u mbajt një minutë heshtje që u shoqërua me duartrokitje në solidaritet me popullin ukrainas, që po përballet me pushtimin rus.

Moment të cilin tifozët e Chelsea e shfrytëzuan për të thirrur në kor emrin e presidentitRoman Abramovich, i cili ka lajmëruar shitjen e klubit londinez. Thomas Tuchel nuk i pëlqeu ky veprim i tifozëve të skuadrës së tij.

Nuk ishte momenti për ta bërë. Kur tregojmë solidaritet, tregojmë solidaritet të gjithë bashkë. Nëse një person i rëndësishëm nga klubi ynë apo një klub tjetër fatkeqësisht vdes, ne tregojmë një minutë respekt, nuk është momenti për të dhënë mesazhe të tjera, është një moment për të treguar respekt.

Ne e bëjmë këtë sepse kështu jemi, tregojmë respekt si klub dhe kemi nevojë që tifozët tanë të angazhohen për këtë minutë duartrokitjeje. Ne e bëjmë këtë për Ukrainën, nuk ka asnjë mendim të dytë për situatën atje.

Ata kanë mbështetjen tonë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku si një klub. E përsëris: nuk është momenti për mesazhe të tjera”, deklaroi trajneri gjerman i kampionëve të Evropës pas fitores me “poker”, e dyta radhazi në transfertë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...