Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Koret raciste dhe përshëndetjet naziste, arrestohen 5 tifozë bullgarë

Pesë tifozë bullgarë janë arrestuar sot për abuzim racial ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes kualifikuese në Euro 2020 Bullgari-Angli 0-6.

Policia arriti të identifikonte mbështetësit e Bullgarisë që kishin shënjestruar me kore raciste lojtarët me ngjyrë të “Tre Luanëve” gjatë ndeshjes në Sofje, të hënën në mbrëmje.

Ky takim i ndal dy herë gjatë pjesës së parë nga gjyqtari, pasi lojtarët e me ngjyrë, veçanërisht Sterling, u ofenduan me brohoritje raciste.

Edhe pse tifozëve iu kërkua disa herë të që ndalnin koret raciste, pasi në të kundërt loja do të ndërpritej, në “Vasil Levski” u shfaqën ultras me maska dhe me veshje kur shkruhej “No respect”, të cilët bënë edhe përshëndetje naziste.

Një grup prej rreth 50 tifozësh vendas u nxorën jashtë stadiumit me pjesën e dytë, që u luajt pa ndalesa, megjithëse pati sërish kore raciste, ndonëse në mënyrë sporadike.

Dje UEFA njoftoi se kishte hapur procedim disiplinor kundër Bullgarisë për sjellje raciste, hedhje sendesh dhe mosrespektim të himnit kombëtar.

Kujtojmë që pas presionit të kryeministrit Boyoko Borisov, presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit u detyrua të jepte dorëheqjen.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...