Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Koret raciste ndaj Vinicius (je majmun), vjen dhe denoncimi i La Ligas

Koret raciste (je majmun) të disa tifozëve të Atleticos së Madridit kundër sulmuesit brazilian të Realit, Vinicius, para derbit të La Ligas, e fituar nga skuadra e Carlo Ancelottit, nuk do të anashkalohen sikur të mos ketë ndodhur gjë. Liga spanjolle e futbollit do të dorëzojë një raport zyrtar pranë Komitetit Disiplinor të Federatës së Futbollit dhe Komisionit Shtetëror kundër Dhunës, duke e denoncuar si abuzim.

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Jose Luis Martínez-Almeida, i cili është tifoz i Atleticos, tha se shpreson që përgjegjësit të identifikohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’u ndalohet për një kohë të gjatë hyrja në stadium në të gjithë Spanjën.

Klubi i Atleticos gjithashtu mori qëndrim kundër përgjegjës, duke e hedhur poshtë plotësisht këtë sjellje dhe duke u vënë në dispozicion të plotë për të bashkëpunar me policinë.

“Ne kontaktuam autoritetet për të kërkuar që personat që morën pjesë në këtë akt të dënueshëm të identifikoheshin. Nëse ata janë anëtarë të klubit, do të sanksionohen. Shumica dërrmuese e tifozëve kanë mbajtur një qëndrim shembull shembullor, duke respektuar kundërshtarin”, shkruhet në qëndrimin e klubit bardhekuq.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...