Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Koret raciste ndaj Vlahovicit, reagon edhe presidenti i FIFA-s

Shtohen pretendentët për Vlahovic
Shtohen pretendentët për Vlahovic

“Në futboll nuk ka vend për racizëm.” Pas ndeshjes Atalanta-Juventus, e njollosur nga rasti “Vllahovic”, që solli edhe pezullimin për një minutë të ndeshjes, reagon edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Nëpërmjet një historie në profilin e tij në Instagram, kreu i FIFA-s dënon ashpër thirrjet raciste të bëra nga ultrasit zikaltër në Bergamo:

“Në futboll nuk ka vend për racizëm apo ndonjë formë tjetër diskriminimi. Fyerja raciste është absolutisht e papranueshme e drejtuar dje nga tifozët ndaj Dushan Vlahovicit, sulmues i Juventusit, gjatë ndeshjes së Serisë A kundër Atalantës.

Lexo edhe:

Ky nuk është një episod i izoluar dhe kërkoj nga autoritetet kompetente që të garantojnë zbatimin e sanksioneve të ashpra për t’iu kundërvënë episodeve të tilla.

Unë dhe FIFA jemi përkrah Dushan Vlahovicit, kështu si ndaj çdo lojtari tjetër, trajneri, zyrtari të ndeshjes, mbështetësi ose pjesëmarrësi në një ndeshje futbolli, i cili i është nënshtruar diskriminimit racist.

Viktimat e këtij abuzimi duhet të mbështeten dhe autorët të ndëshkohen siç duhet nga autoritetet. Theksoj edhe një herë se fansat duhet të mbajnë qëndrim dhe t’u mbyllin gojën racistëve”.

Më pas mesazhi i fundit, i shkruar me germa të mëdha: “Një herë e përgjithmonë: Jo racizmit! Jo çdo forme të diskriminimit!

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...