Formula 1

Koronavirusi/ Mendohet anulimi i sezonit, Chase Carey paralajmëron dëme të mëdha ekonomike

Formula 1 rrezikon ndjeshëm për të mos garuar fare gjatë vitit 2020. Në muajin shkurt makinat e kampionatit më të ndjekur të sportit të automobilizmit kryen teste parapërgatitore në Barcelonë, megjithatë pamjet e provave të mbajtura në Katalunjë, në cirkuitin e Montmelosë, mund të mbeten edhe të fundit përsa i përket këtij sezoni në Formula 1.

Shefi Ekzekutiv i Formulës 1 Chase Carey së fundmi ka pranuar me dhimbje se drejtuesit e skuadrave po ndërgjegjësohen gjithmonë e më shumë edhe për hipotezën që edicioni i sivjetshëm në këtë sport të mos zhvillohet fare. Është një hipotezë gjithsesi dhe ka fare pak gjasa që kjo të ndodhë, por sidoqoftë nëse do të përmbushej ky lloj skenari në mënyrë të kuptueshme do të linte pasoja vërtet shumë të rënda për gjithë skuadrat pjesëmarrëse.

66-vjecari amerikan me origjinë irlandeze shpjegoi se duke marrë në konsideratë një mundësi të tillë drejtuesit e skuadrave po diskutojnë për përballimin e huave të marra nga kreditorët e ndryshëm, me qëllim reduktimin e humbjeve. Chase Carey deklaroi se akoma nuk ka shumë garanci, megjithatë sipas tij edicioni i 71 i kampionatit botëror të Formulës 1 do të zhvillohet brenda vitit 2020. Bosët e Formula One Group kanë bërë publik faktin e rënies së të ardhurave në nivelin 84%, vetëm për tremujorin e parë të vitit.

Pronari i Liberty Media-s shpjegoi se të ardhurat për çerekun e parë të këtij viti janë thjesht 39 milionë dollarë, në një kohë kur për të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar fitimet kapën shifrën 246 milionë dollarë. Te një shumë e tillë mungojnë të ardhurat që duhet të llogariteshin nga dy garat e para të sezonit, që ishin programuar për t’u mbajtur në gjysmën e dytë të muajit mars në Australi dhe Bahrein, apo qoftë edhe përfitimet nga të drejtat televizive. 66-vjecari i lindur në Irlandë tha në një video-konferencë të mbajtur me investitorët e ndryshëm të këtij sporti se kriza e koronavirusit ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në Formula 1, gjithsesi Chase Carey shtoi se të gjithë po mundohen të ndreqin gjërat dhe të përshtaten me një situatë të tillë.

Kjo shifër modeste reflekton qartësisht krizën që ka shkaktuar pandemia e virusit COVID-19 në botën e Formulës 1, për shkak të mungesës së garave. Objektivi sipas tij është për të startuar sezonin fundjavën e parë të muajit korrik, në Çmimin e Madh të Austrisë, garë që është programuar për t’u mbajtur më datë 5 korrik, në pistën e Spielberg-ut, A1-Ring, megjithatë synohet që kjo garë të pasohet gjithashtu edhe nga një tjetër fundjavën pasardhëse në datat 11 apo 12 korrik, sërish në po të njëjtin cirkuit, pra Red Bull Ring.

Chase Carey ka goxha eksperiencë në administrim, pasi ka punuar më herët në korporata të fuqishme si 21st Century Fox, Sky Group, News Corp dhe DIRECTV dhe drejtuesi më i lartë i Formulës 1 deklaroi se është e mundur që edicioni i sivjetshëm të zhvillohet me një shtrirje që shkon nga 15 – 18 gara, madje ai shtoi se plani është që të ngjeshet kalendari, duke zhvilluar shumë gara pikërisht në Kontinentin e Vjetër, në muajt gusht dhe shtator, për t’u zhvendosur në vijim në Euro Azi, ndërsa më pas do të kalohet Atlantiku për të garuar në kontinentin tjetër.

Në vazhdim mbeten garat në Lindjen e Mesme dhe synimi është për të mbyllur gjithçka sipas parashikimeve më datën 13 dhjetor. Chase Carey qartësoi se ai beson se garat evropiane do të zhvillohen pa praninë e spektatorëve dhe po merret gjithashtu edhe mendimi i ekipeve të ndryshëm, në mënyrë që kampionati të zhvillohet rregullisht dhe pa probleme, pa rrezikuar për infektimin apo përhapjen e virusit. Sipas tij po punohet shumë për të çuar përpara kampionatin pa spektatorë, për hir të mbarëvajtjes së këtij kompeticioni apo dhe sigurisë së gjithë pjesëmarrësve, me shpresën se në vazhdim gjërat do të përmirësohen dhe garat do të mund të ndiqen me praninë e publikut, por gjithsesi objektivi është për të mbyllur marrëveshjet me pistat e ndryshme që plotësojnë kushtet për të përfunduar me sukses këtë edicion, që sidoqoftë do të mbetet tepër i veçantë për shkak të vështirësive të jashtëzakonshme dhe situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Liberty Media Group ka ofruar plot 1.4 miliardë dollarë në formë likuiditeti, për të ndihmuar ekipet për të përballuar krizën. Chase Carey është optimist se Formula 1 do ta hedhë pas krahëve këtë situatë, për t’u rikthyer te kohët e lavdishme, sidoqoftë ky sport ka patur debate të ashpra në këta muajt e fundit, për uljen e shpenzimeve apo qoftë edhe një limitim të buxhetit në dispozicion të skuadrave. Mbi të gjitha kriza globale për pasojë ka sjellë shtyrjen në kohë të të gjithë ndryshimeve që ishin planifikuar për të hyrë në fuqi në vitin 2021, duke i spostuar ato për në vitin 2022, ndërsa sezonin e ardhshëm ekipet do të jenë të shtrënguar për të garuar pikërisht me makinat që kanë aktualisht në dispozicion.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency