Kategoria Superiore

Koronavirusi ndal tifozët, por jo spektaklin, Partizani ‘flirton” me fitoren në derbi

Koronavirusi ia doli të lërë derbin e kryeqytetit pa pjesën më të bukur të tij, tifozërinë e zjarrtë, por nuk bëri dot asgjë për të anuluar përballjen Partizani-Tirana, të cilat dhuruan spektaklin e tyre gjatë 90 minutave në stadiumin “Air Albania”.

Pas rreth 48 orësh ankth, të shkaktuar nga infektimi me koronavirus i plot 5 futbollistëve të Partizanit, por edhe vendimit të trajnerit Sormani për të mos qëndruar në pankinë, prej orës 20:45 fjala i kaloi fushës së blertë, ku u zhvillua një sfidë mjaft interesante dhe e luftuar nga të dy skuadrat, që në fund u ndalën në një barazim 1-1, rezultat që nuk i shërben asnjërës.

Pjesa e parë ishte e qetë, me të dy skuadrat që më shumë sesa dëshirë për të fituar, shfaqnin frikë për të mos humbur dhe ishin pozicionuar mirë për të studiuar njëra-tjetrën dhe mos rrezikuar asgjë.

Ndryshe nga sa pritej, ishte Partizani disi më i qartë në zbritjet e tij në kundërsulm dhe me disa goditje standarde radhazi, krijoi panik në portën e Likës, ndërsa futbollistët bardheblu krijonin volum, por gabonin thuajse gjithmonë në pasimin e fundit, duke mos krijuar vështirësi për Hoxhën.

Pjesa e dytë filloi me një ritëm krejt tjetër, ndërsa që në fillim ishte sulmuesi Solomon që lëshoi një goditje nga distanca, duke vënë në vështirësi Ilion Likën, që gjithsesi u shfaq i gatshëm të reagojë në mënyrën e duhur.

Pak minuta më vonë ishte Doka që gaboi në largimin e një topi me kokë, duke ia servirur sulmuesit kundërshtar Brown mbi vijën e zonës, ndërsa goditja e menjëhershme e tij ishte qendrore dhe u prit nga Lika.

Menjëherë më pas erdhi reagimi i Tiranës, që fillimisht i shkoi pranë golit me Hoxhallarin, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë, ndërsa më pas ishte një ndërhyrje vendimtare e Idrizajt, që ndali gjuajtjen e Torrasës.

Nuk munguan as pretendimet për një 11-metërsh, pas një daljeje të Hoxhës ndaj sulmuesit anglez Michael Ngo’o, por arbitri akordoi vetëm rivënie fundore dhe pamjet e përsëritura i dhanë të drejtë atij, pasi kishim të bënim me simulim të shtatlartit bardheblu.

Pas disa dyluftimeve të ashpra në mesin e fushës, ku nuk munguan tensioni e kartonët nag ana e arbitrit, në minutën e 76’ u zhbllokua edhe sfida, pasi ishte braziliani William Cordeiro, i cili pasi u shërbye saktë nga bardhi në zonë, gjuajti menjëherë dhe mposhti portierin Ilion Lika, i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i Gentian Muçës.

Goli zgjoi Tiranën, që filloi të shohë shumë më shpesh nga zona e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha, ndërsa Partizani preferoi të administrojë avantazhin dhe të zbresë shpejt me kundërsulme, por pa vënë në vështirësi Likën.

Në minutën e dytë shtesë, nga katër të tilla që akordoi arbitri, ishte sulmuesi i talentuar Ernest Muçi, që u harrua në zonë nga mbrojtja e të kuqve dhe pas një pasimi të marrë, gjuajti saktë, duke mposhtur Alban Hoxhën dhe rikthyer baraspeshën, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit kryesor.

Me këtë barazim Tirana mbetet në krye të renditjes, tani me 7 pikë para Kukësit ndjekës, distancë kjo që mund të reduktohet në 4 pikë, nëse verilindorët fitojnë nesër ndeshjen e tyre ndaj Teutës, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 49 pikëve dhe sheh t’i komplikohet objektivi për një vend në zonën Europa League.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency