Kombëtare

Koronavirusi rrezikon edhe miqësoret e Shqipërisë, FSHF vihet në lëvizje!

Korovirusi rrezikon edhe dy sfidat miqësore të muajit mars që do të zhvillojë kombëtarja shqiptare respektivisht ndaj San Marinos dhe Sllovenisë takime që janë në program për t’u luajtur në territorin italian. Vendimi i fundit i qeverisë italiane për aktivitete sportive me dyer të mbyllura deri në fund të këtij muaji ose shtyrjen përfundimtare të tyre për shkak të situatës emergjente nga koronavirusi ka vendosur në alarm edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Plani i FSHF është që përfaqësuesja shqiptare të luajë në San Marino ndaj vendasve më 27 mars dhe pastaj më datë 30 mars, të zhvendoset në Udine për të luajtur atje kundër Sllovenisë ndeshjen e dytë të programuar për datat e lira nga FIFA. Por qeveria italiane po bën gati një dekret pas këshillimit me një panel ekspertësh shkencorë, nëpërmjet të cilit mund të urdhërojë ndalimin e plotë të të gjithë aktiviteteve sportive në territorin e vendit, ose zhvillimin e tyre pa praninë e tifozëve, si masë shumë e rëndësishme për të ndaluar përhapjen e virusit.

Edhe nëse pezullimi do të jetë i lokalizuar në pjesë të ndryshme të Italisë, të dy ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen në krahina ku ka pasur raste infeksioni ashtu si edhe vdekje dhe që mund të përfshihen nga këto masa Ndaj zhvillimi normal i dy miqësoreve të muajit mars është vënë në rrezik serioz dhe FSHF mbetet në pritje të vendimit të qeverisë italiane para se të vendosë në bashkëpunim me dy federatat e tjera se çfarë do të bëhet me sfidat në fjalë dhe nëse mund të zhvillohen në vende të tjera përfshirë edhe Shqipërinë, apo në rastin më ekstrem të anulohen.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency