Featured

Korrik emocionues në SuperSport, sigurohet transmetimi i eliminatoreve të disa klubeve shqiptare

Përgatituni për një korrik emocionesh në SuperSport. Platforma më e dashur sportive për të gjithë shqiptarët, nuk njeh pushime, dhe sjell për abonentët e saj të kudondodhur në trojet shqiptare, aventurën e skuadrave shqiptare të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut në kompeticionet Europiane.

Duke nisur nga e marta e ardhshme, 5 korriku është një datë e shënuar me të kuqe nga tifozët e Shkupit. Skuadra nga Çairi siguroi titullin kampion pas plot 21 vitesh pritjeje, dhe është në përgatitjet e fundit për aventurën në raundin e parë kualifikues të Champions League, ku do të përballet me kampionët e Gjibraltar, Lincoln Red Impacts, një sfidë e zjarrtë emocionet e të cilës mund t’i përjetoni drejtpërsëdrejti në ekranin e Supersport me transmetimin live të sfidës në orën 20:45/

Të njëjtin privilegj do ta gëzojnë edhe tifozët e Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë këtë verë do të përfaqësohen në Conference League, aty ku shorti ju ka rezervuar në raundin e parë armenët e Ararat. Skuadra që na ka bërë krenarë vitet e fundit në kompeticionet europiane, ku ka arritur deri në play offin e Europa League duke u përballuar me emra të mëdhenj si Milan, apo dy vite më parë kur u ndeshën në raundin e tretë me Tottenham, edhe këtë herë vjen për ata që nuk do të kenë mundësi të jenë prezent në stadium, nëpërmjet ekranit të SuperSport që transmeton sfidën e Shkëndijës me Ararat të enjten e 7 korrikut në orën 20:00 në Supersport 3.

Në fakt ajo do të jetë një mbrëmje impenjative, pasi në të njëjtën kohë do të transmetohen edhe dy sfida të tjera të skuadrave shqiptare në kompeticionet kontinentale. Në SuperSport 4 për të gjithë të apasionuarit e futbollit kosovar, vjen drejtpërsëdrejti nga stadiumi që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri, sfida e Gjilanit me letonezët e Liepaja. Skuadra që ka angazhuar së fundmi Zekeria Ramadanin i cili e mbylli sezonin e kaluar duke siguruar qëndrimin e Egnatias në elitë, synon një rezultat pozitiv në këtë aventurë emocionuese që nuk mund të mungonte në SuperSport.

Qershia mbi tortë, një tjetër skuadër që na ka bërë krenarë vitet e fundit në Europë. Laçi i Shpëtim Duros nis aventurën në Conferencë League përballë malazezëve të Iskra-s. Një mision ku do të ketë nevojë padyshim edhe për mbështetjen e tifozerisë bardhezi. Kurbinasit nisen me uri të madhe në këtë eksperiencë europiane ku synojnë minimalisht kalimin e turit, dhe të enjten e 7 korrikut do të kërkojnë një fitore në Elbasan Arena për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë. Për të gjithë ata që nuk do të mund të jenë aty, një poltronë në radhën e parë të stadiumit e siguron SuperSport me transmetimin live të sfidës në orën 20.00 në SuperSport 2.

Nga Laçi, Gjilani, Shkupi apo Tetova, për shqiptarët e kudondodhur, futbolli mbarëkombëtar edhe këtë verë mban vetëm një emër, SuperSport, dhe ky është vetëm fillimi, pasi këtë verë dhe sezonin e ardhshëm, surpriza të reja na presin!

Ndeshjet e siguruara deri tani nga SuperSport, për turin e parë eliminator në Champions dhe Conference League…
E Martë 5 Korrik
Shkupi-Lincoln Red Imps 20:45 SS2

E Enjte 7 Korrik
Laçi-Iskra 20:00 SS2
Shkëndija-Ararat 20:00 SS3
Gjilani-Liepaja 20:00 SS4

Kalendari

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

La Liga 2022/2023

PWDLGFGADifPts
1Villarreal
1
1
0
0
3
0
+3
3
2Atletico Madrid
1
1
0
0
3
0
+3
3
3Real Betis
1
1
0
0
3
0
+3
3
4Real Madrid
1
1
0
0
2
1
+1
3
5Osasuna
1
1
0
0
2
1
+1
3
6Real Sociedad
1
1
0
0
1
0
+1
3
7Valencia
1
1
0
0
1
0
+1
3
8Celta de Vigo
1
0
1
0
2
2
0
1
9Espanyol
1
0
1
0
2
2
0
1
10Rayo Vallecano
1
0
1
0
0
0
0
1
11Barcelona
1
0
1
0
0
0
0
1
12Mallorca
1
0
1
0
0
0
0
1
13Athletic Club
1
0
1
0
0
0
0
1
14Sevilla
1
0
0
1
1
2
-1
0
15Almeria
1
0
0
1
1
2
-1
0
16Cadiz
1
0
0
1
0
1
-1
0
17Girona
1
0
0
1
0
1
-1
0
18Elche
1
0
0
1
0
3
-3
0
19Getafe
1
0
0
1
0
3
-3
0
20Real Valladolid
1
0
0
1
0
3
-3
0


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency