Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Korriku muaji i duhur për rifillimin e NBA, mund të luhet në një arenë të vetme!

Sinjale pozitive për rikthimin e NBA me drejtuesit e ligës amerikane të basketbollit që kanë filluar bisedimet për sa i përket gjetjes së një vendi të përshtatshëm për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit. Sipas mediave amerikane drejtuesit e NBA janë në bisedime me kompaninë e Walt Disney në mënyrë që të luajnë takimet e basketbollit amerikan në qendrën sportive botërore të ESPN, i cili gjendet në një kompleks prej 255 hektarë në pronësi të kompanisë Disney, në Orlando të Flordias.

Zëdhënësi i NBA, Mike Bass deklaroi se bisedimet mes palëve janë në fillim por ideja për të zhvilluar stërvitjet dhe ndeshjet në një arenë të vetme është intriguese, pasi në këtë mënyrë do të kishin në kontroll vetëm një arenë të vetme dhe kushtet që ofrohen në këtë impiant janë maksimale si përsa i përket sigurisë gjithashtu dhe përsa i përket transmetimit televiziv, i cili është tejet i rëndësishëm në këtë pikë, pasi në mungesë të tifozëve në arenat e ndryshme sportive, mbulimi mediatik merr dhe më tepër vlerë. Data e parë që mendohet për rifillimin e NBA është ajo e 10 korrik, por zyrtarizimi mund të jepet pas disa javësh kur të shikohet dhe ecuria e pandemisë në SHBA dhe njëkohësisht arritja e një marrëveshje me kompaninë Walt Disney.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...